Site icon Telegrafi

LAMM: Vozisni me kujdes dhe duke respektuar rregullat e komunikacionit

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët në Maqedoni zhvillohet kryesisht pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Koçan, Dellçevë, Berovë, Kriva Pallankë, Stracin, Kërçovë, dhe Prilep dhe në qafat malore Mavrovë, Strazhë, Zheleznec, Preskë dhe Bukovë, i cili nuk qëndron në rrugë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM përkujton në obligimin ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017.

Exit mobile version