Nga Lidhja Automote e Maqedonisë për shkak të temperaturave të larta rekomandojnë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe mbrëmjes, me pushime më të shpeshta dhe konsumim të më shumë pijeve joalkoolike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prej atje informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata. Rekomandojnë vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të shenjave të vendosur të komunikacionit.
Nga LAMM informojnë se intensiteti në akset rrugore është mesatar, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /Telegrafi/