Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon qytetarët nëpërmjet Telegrafit në Maqedoni se rrugët rajonale dhe lokale janë pa problem të kalueshme dhe nuk ka pritje të gjata në kufinj nëpër hyrjet dhe daljet e shtetit.
Nga LAMM sugjerojnë që qytetarët të mos përdorin vetura nëpër qytet si për shkak shtimit të mjeteve nëpër komunikacion me ardhjen e mërgimtarëve për pushime. Gjithashtu apelohet që nëpër qytete të respektohen rregullat e parkimit.
Për rrugët rajonale duhet që shoferët të kenë kujdes tek respektimi i rregullave të shënuara nga MPB-ja dhe Rrugët e Maqedonisë./Telegrafi/