Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje dhe në rrugë të thata.
Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se rruga magjistrale Milladinovc-Shtip, njësia Milladinovcë-Kadrifakovo dhe Kadrifakovo-Milladinovc ende nuk është lëshuar për komunikacion. Në rrugën magjistrale po zhvillohen punime të karakterit të sigurisë.
Nga atje paralajmërojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes dhe veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë edhe rrëshqitje të dheut./Telegrafi/