Telegrafi

LAMM: Rruga Draçevë-Lisiçe do të jetë e mbyllur për shkak të asfaltimit

Nga nesër, rruga nga Draçeva afër vijës hekurudhore deri në fshatin Lisiçe do të mbyllet për një javë për shkak të asfaltimit, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve të qyteteve po zhvillohet me intensitet të lartë. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Kjo është veçanërisht vlen për pjesët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/