Site icon Telegrafi

LAMM: Regjim të komunikacionit në rrugën Gradsko Drenovë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të kryerjes së punimeve në autostradën Gradsko-Drenovë, në rrugën shtetërore A1, pjesa Veles – Negotinë, do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Exit mobile version