Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndonjë pengesë. LAMM paralajmëron për vozitje të vëmendshme, shpejtësi të lejuar dhe respektim të sinjaleve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në disa shkurtesa mund të ketë edhe rëshqijte, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan — Makedonska Kamenicë — Dellçevë, Vinica — Berovë, Gostivar — Strazhë, Mavrovë — Dibër, Demir Kapi — Udovë, Katlanovë — Veles, Krushevë — Demir hisar dhe Resnje — Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/