Site icon Telegrafi

LAMM: Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Ndërsa komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet në korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Nga LAMM thonë se në disa akse rrugore është e mundur rrëshqitja e dheut sidomos në rrugët: Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë./Telegrafi/

Exit mobile version