Telegrafi

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga shteti

Komunikacioni në të gjitha rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, informon Lidhja Automoti e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjet e rrugëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të shenjave të vendosura në rrugë. Për shkak të temperaturave të larta rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga shteti. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë në vendkalime. /Telegrafi/