Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është i ulët, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve të dheut./Telegrafi/