Në pikat kufitare Bogorodicë nga ana e Maqedonisë pritet nga 40 deri në 60 minuta, ndërsa në Tabanoc nga 30 deri në 45 minuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë se në kalimin kufitar Bogorodicë janë lëshuar disa kolona.
komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është rritur.
Nga LAMM paralajmëro për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të lejuar dhe respektimin e rregullave në komunikacion. Në grykat e vendit mund të shfaqet rrëshqitje të dheut, veçanërisht në rrugët Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. /Telegrafi/