Telegrafi

LAMM: Në Mavrovë reshje të dobëta të borës, vende-vende dukshmëri e ulur për shkak të mjegullës

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në Mavrovë, kumtoi LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të mjegullës, vende-vende është ulur dukshmëria në drejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë prej 30-50 metra, Mavrovë 50, Vinicë-Berovë 50 dhe Pletvar prej 50-70 metra, njofton AIM.

Në grykat malore është e mundur dukuria e shembjeve të vogla, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – M. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje që të kihet kujdes dhe të përshtatet shpejtësia sipas kushteve në rrugë. /Telegrafi/