Siç njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.