Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës ka në Mavrovë, Kriva Pallankë dhe në grykën malore Gjavatë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Prej mbrëmë në orën 18:10 është në ndërprerje komunikacioni në rrugën magjistrale A3 “Resnjë-Manastir-Prilep” tek lagjja Bair për shkak të bllokimit nga ana e popullatës rome. Komunikacioni rikahëzohet nëpër Manastir.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. /Telegrafi/