Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) lajmëron se për shkak të vërshimit të ujërave komunikacioni në rrugën Mavrovë-Galiçnik zhvillohet me vështirësi, 100 metra para Çezmës së Mbretit. Është vendosur sinjalizim përkatës dhe paralajmërojnë që ajo rrugë të mos përdoret për sanimin dhe normalizimin e komunikacionit.
Nga LAMM informojnë se në terren ende punojnë ekipe për sanimin e dëmeve te Matka, pranë pompës së benzinës “Bis Oil”. Gjatë vërshimit ka ndodhur edhe dëmtim i rrjetit të ujësjellësit të NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, ndërsa janë bllokuar edhe katër automjete.
Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër korsi të lagështa, ndërsa dukshmëri të ulët ka në Stracin dhe Pletvar.
Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës, por në moment nuk shtresohet nëpër rrugë./Telegrafi/