Komunikacioni në të githa rrugët e Maqedonisë, kryesisht po zhvillohet në rrugë të thata, përçev vendeve malore. LAMM rekomandon se për shkak të temperaturave të ulëta, është e mundur paraqitja e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e veturës, shpejtësi të përshtatshme dhe respektim të shenjave rrugore. Në grykat malore është e mundshme paraqitja e rrëshqitjeve të tokës, sidomos në rrugët: Koçani -Mak. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, D. Kapi – Udovë Katllanovë – Veles, Krushevë – Resnjë dhe Demir Hisar – Bukovë.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. /Telegrafi/