Telegrafi

LAMM: Bëni kujdes sonte me vozitjen

image description

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) ka lëshuar një njoftim, në të cilin ju bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë, që nëse kanë vendosur  të marrin makinën e tyre të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të disa arsyeve që ka përmendur LAMM në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM i fton qytetarët që mos të vozisin pa përgatitjet dimërore për makinën, pa marrë parasysh nëse ka borë ose jo. Ata si arsye që vozitësit të kujdesen kanë përmendur edhe frekuentimin e madh në komunikacion.

“Intenziteti i komunikacionit në rrugët e shtetit është rritur. Mirëpo në kalimet kufitare nuk ka ndalesa të mëdha”, thuhet në njoftimin e LAMM:

Ata gjithashtu ju bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e makinës dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit./Telegrafi/