Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, por në korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
‘I paralajmërojmq shoferët të veprojnë me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar në vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dje të përmbahen ndaj udhëzimeve nga sinjalizimi i ri i vendosur rrugor’, theksohet në kumtesën e LAMM-it. /Telegrafi/