Talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal pritet ta marrë një numër të ri në fanellën e Barcelonës për sezonin 2024/25.
Lamine Yamal së fundmi është regjistruar në La Liga si lojtar i ekipit të parë të Barcelonës.
Parashikohej që anësori të merrte një numër të ri të ekipit të parë, duke zëvendësuar fanellën me numër 27 që ai kishte veshur sezonin e kaluar.
Shumë kishin menduar se ai mund të merrte nr.10 ose nr.17, që u lirua nga Marcos Alonso pas përfundimit të sezonit.
Megjithatë, sipas një lajmi ekskluziv nga mediumi Jijantes, Yamal ka zgjedhur numrin 19 – të njëjtin numër që kishte veshur gjatë Euro 2024 me Spanjën.
ℹ INFORMA @JijantesFC
🚨 Lamine Yamal ha elegido lucir el dorsal 19 esta próxima temporada.
✋🏼 El de Rocafonda ha optado por el mismo número que ha llevado en la selección esta Eurocopa y el club lo hará oficial durante las próximas horas.
🔗 https://t.co/OGW0AKAWMl pic.twitter.com/8Yq3ND9roX
— Jijantes FC (@JijantesFC) July 17, 2024
E vetmja pengesë është se numri 19 është ende i zënë nga sulmuesi brazilian, Vitor Roque.
Është e paqartë nëse braziliani do të zgjedhë një numër të ri apo do të kalojë në një klub tjetër sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/