Site icon Telegrafi

Lamine Yamal mund të thyejë një rekord në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit

Barcelona do të përballet me Real Madridin në Superkupën e Spanjës të dielën e 14 janarit, në atë që mund të jetë një tjetër natë historike për Lamine Yamal.

Blaugranasit e mposhtën Real Madridin me rezultat 3-1 në finalen e vitit të kaluar, teksa katalanasit siguruan trofeun e parë nën urdhrat e Xavit, para se eventualisht të fitojnë edhe titullin e La Liga-s.

Përkundër emocioneve të mëdha që po mbizotërojnë para këtij ballafaqimi në Riad, Barcelona pati një natë të vështirë kur e mposhti Osasunën në gjysmëfinale me rezultat 2-0, aty ku Yamal u fut nga banka dhe shënoi golin e dytë në kohën shtesë.

Xavi me shumë mundësi do t’i japë atij mundësinë që të luajë nga minuta e parë për shkak të lëndimit të Raphinhas, andaj spanjolli mund të thyejë një rekord në rast se shënon gol.

Lexo po ashtu Newcastle mund të detyrohet të shesë njërin nga yjet e ekipit, Barcelona gati ta “rrëmbejë” atë

Yamal tashmë mbanë rekordin si golashënuesi më i ri në histori të Barcelonës, golashënuesi më i ri në histori të La Liga-s dhe në moshën vetëm 16 vjet e 182 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri në Superkupën e Spanjës.

Në rast se ai shënon në finale, do ta zërë vendin e Ansu Fatit si golashënuesi më i ri në El Clasico, pasi ky i fundit e bëri vetëm në moshën 17 vjet e 359 ditë.

Sidoqoftë, që prej se u bë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, Yamal ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe në rast se vazhdon kështu, mund të marrë ftesën e Spanjës për Euro 2024./Telegrafi/

Exit mobile version