Site icon Telegrafi

Lamine Yamal kishte një shqetësim në ndeshje ndaj Danimarkës, ai largohet nga kampi i Spanjës për te Barcelona

Gjatë minutave të fundit të fitores së Spanjës ndaj Danimarkës të shtunën, Lamine Yamal pësoi një goditje të fortë.  

Ai u pa duke çaluar pas ndeshjes në Murcia dhe testet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij tani kanë përfunduar. 

Barcelona ka kërkuar që Lamine Yamal të lirohet nga skuadra e Spanjës dhe të rikthehet tek ata, dhe klubi do ta trajtojë në periudhat e ardhshme. 

Siç raporton Mundo Deportivo, 17-vjeçari është përjashtuar nga ndeshja e së martës kundër Serbisë dhe do të kthehet në Kataloni menjëhershëm. 

Është një mbingarkesë që ka pësuar Lamine Yamal dhe është vendosur që ai të mos rrezikohet.  

Barcelona nuk po mërzitet shumë, pasi problemi besohet të jetë vetëm i vogël .  Lamine Yamal tani do t’i ofrohet mundësia për të pushuar gjatë ditëve në vijim.  

Tani për tani, mbetet për t’u parë nëse ai mund të luajë për Barcelonën kundër Sevillas fundjavën e ardhshme, megjithëse nuk duhet të ketë probleme që ai të jetë në dispozicion kundër Bayern Munich dhe Real Madrid. /Telegrafi/  

Exit mobile version