Site icon Telegrafi

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka “ekip të ri dhe papërvojë”

Përpara ndeshjes çerekfinale të Spanjës kundër Gjermanisë në Euro, legjenda e Bundesteam, Jens Lehmann e quajti Spanjën ‘shumë të re dhe të papërvojë’.

Por, Lamine Yamal kishte për të thënë në lidhje me deklaratën e legjendës së Arsenalit që përfaqësoi Die Manschaft.

“Çfarë mund të thotë tjetër? Ai është gjerman dhe dëshiron të ndihmojë ekipin e tij, por ne kemi thënë tashmë se këto gjëra na ndihmojnë të jemi më të motivuar”, deklaroi ylli i Barcelonës.

Lexo po ashtu "Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

“Do të shohim në fushë nëse jemi në të vërtetë të rinj dhe pa përvojë”.

“Po ruaj golin tim për Gjermaninë”, shtoi më tej Yamal.

Një përgjigje mjaft e pjekur nga 16-vjeçari. Ai po shkëlqen brenda dhe jashtë fushës këto ditë.

Lexo po ashtu Kroos i kundërpërgjigjet Joselus kur i tha se do t'ia përfundoi karrierën të premten

Me një moshë mesatare prej 28.5 vjeç, Gjermania ka skuadrën ‘më të vjetër’ në Euro. Spanja, megjithatë, ka vetëm listën e 11-të më të re në turne, 27.0 vjeç.

Spanja përballet me Gjermaninë të premten, më 5 qershor, në orën 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version