Telegrafi

Lamine Yamal, dhurata më e mirë nga Barcelona – 2023 e tij është një rekord

Kush do t’i thoshte Lamine Yamalit në Krishtlindjet e kaluara se ai do të ishte këtu ku është tani! Në maj të vitit 2022 ai luajti për ekipin e kadetëve të Barcelonës dhe në janar të këtij viti i përkiste ekip Juvenil A.

Sot, sulmuesi anësor, të cilin klubi ka nxituar ta rinovojë dhe mbrojë, është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, duke thyer pothuajse të gjitha rekordet e mundshme me Barcelonën, në La Liga, në Ligën e Kampionëve dhe në kombëtaren e Spanjës. Dhe ai është vetëm 16 vjeç…

Barcelona dhe trajner Xavi Hernandez, të cilët nuk hezituan t’i bëjnë debutimin e tij, po lustrojnë xhevahirin e tyre të madh.

Lamine, i cili është promovuar pasi ka luajtur vetëm tre ndeshje me ekipin rezervë, hyri në ekipin e parë për herë të parë më 22 prill, Xavi e thirri atë për përballjen kundër Atletico Madridit.

Por debutimi i tij nuk erdhi deri në datën 29 prill: në ndeshjen kundër Real Betisit, ku ai luajti 7 minuta.

Ai u hodh në Camp Nou në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 25 ditë dhe u bë debutuesi më i ri i Barçës në të gjithë historinë e La Ligës dhe i pesti në të gjithë historinë e kësaj gare.

Në sezonin 22/23, ai nuk luajti më, por këtë sezon ai është bërë sensacion i Barcelonës, La Ligës, Ligës së Kampionëve dhe kombëtares spanjolle.

Është një fenomen global, për shkak të parakohshmërisë dhe cilësive të tij. Që nga 20 gushti, në ndeshjen kundër Cadiz, ai është titullari më i ri në të gjithë historinë e Barçës dhe gjithashtu më i hershmi në turneun kombëtar në këtë shekull.

Për më tepër, goli që shënoi në tetor në Granada e bëri atë, në moshën 16 vjeç e 87 ditë, golashënuesi më i ri në të gjithë historinë e La Ligës, duke kaluar rekordin e ish- futbollistit të Malaga, Fabrice Olinga.

Ai gol gjithashtu e vendosi atë si golashënuesin më të ri të Barçës në garat e rregullta, duke ia kaluar Ansu Fatit me gati një vit.

Forca të blinduara

Anësori i ri nga Esplugues, i cili mbërriti në La Masia kur ishte shtatë vjeç, ka thyer barrierat edhe në Ligën e Kampionëve. Me praninë e tij në 11-shen titullare në ndeshjen kundër Portos në Estadio do Dragao, më 4 tetor, ai regjistroi emrin e tij si titullari më i ri në të gjithë historinë e garës elitare të klubeve evropiane, në të cilën është edhe debutuesi i dytë më i ri, pasi luajti 22 minuta kundër Antwerp.

Pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër skuadrës belge e ka bërë gjithashtu atë më të riun në historinë e Barçës që luan në garën më të madhe të klubeve evropiane.

Talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga subjektet e tjera dhe për këtë arsye klubi nxitoi të blindoj sulmuesin e ri anësori 16-vjeçar dhe në tetor ai nënshkroi vazhdimin e kontratës deri në vitin 2026.

Spanjolli tani ka një klauzolë prej 1, miliard eurosh.

Lexo po ashtu Lamine Yamal ka nënshkruan kontratën e re me Barcelonën – Romano zbulon dy detaje kyçe të marrëveshjes

Përzgjedhja në kombëtare

Lamine Yamal jo vetëm që ka thyer të gjitha rekordet me fanellën e Barçës, por  guximi, driblimi, shpejtësia, pasimet dhe shkathtësia e tij e kanë çuar atë në kombëtaren spanjolle.

Në kombëtaren e Spanjës, në shtator, Yamal u bë debutuesi dhe golashënuesi më i ri në të gjithë historinë e La Rojas me vetëm 16 vjeç, një muaj e 26 ditë.

2023 e tij është një rekord. /Telegrafi/