Telegrafi

Lamela: Roma gjithmonë e kërkon titullin

Erik Lamela shpreson që Roma ta fitojë Scudetton në sezonin e ri, ndërsa nuk e ka në plan që të kthehet në Serie A në një të ardhme të afërt.

Mesfushori i Tottenham Hotspur ka luajtur për dy sezone te Giallorossët, para se të kalonte në Ligën Premier, ndërsa vazhdon të jetë tifoz i tyre.

“Dua t’ia dëshiroj më të mirën klubit, skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Kam kaluar një kohë të shkëlqyer te Roma, më kanë bërë të ndihem si në shtëpi që në ditën e parë. Kam kaur vite të mrekullueshme atje, ndjej kënaqësi kur flas për Giallorossët”.

“Ata kanë mbetur pa disa lojtarë, kjo është e vërtetë, por mendoj se janë në formë të shkëlqyer. Dua ta lëvdoj ekipin e Spallettit, po flasim për një Romë që gjithmonë lufton për kreun, duke përfshirë edhe Scudetton”.

“Juventusi? Ata duken tepër të fortë për të tjerët, ndërsa e kanë përforcuar skuadrën që veçmë ishte në top-nivel”, ka deklaruar Lamela për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/