Grupi rus i hakerëve ‘Evil Corp’ po kërkohet nga qeveri të ndryshme ndërkombëtare, të dyshuar për një gamë të gjerë veprimtarishë të paligjshme, transmeton Telegrafi.
Sipas Business Insider, drejtuesi milioner i asaj që autoritetet e kanë quajtur “grupi më i dëmshëm në botë i krimit në internet”, ‘Evil Corp’, jeton një jetë plot me sende luksoze dhe kafshë ekzotike.
Maksim “Aqua” Yakubets, një 32-vjeçar rus, u padit të enjten nga autoritetet amerikane.
Ai është akuzuar për kryerjen e “dy skemave të veçanta të hakimit të kompjuterëve ndërkombëtarë dhe mashtrimit të bankave” përgjatë 10 viteve të fundit, duke derdhur miliona dollarë nga qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar në arkat e ‘Evil Corp’, tha Agjensia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Meqenëse Yakubets banon në Rusi, aktakuzat nuk do të ndikojnë tek ai nëse ai nuk largohet nga vendi.
“Nëse Yakubets lë ndonjëherë Rusinë”, tha agjensia, duke shtuar se “ai do të arrestohet dhe ekstradohet në SHBA”
Tani për tani, Yakubets ende jeton në Rusi dhe me sa duket po jeton aty bashkë me grupin e tij. Në fotot e mëposhtme ju mund të shihni jetën luksoze që këta hakerë bëjnë. /Telegrafi/
Yakubets drives a customised Lamborghini supercar with a personalised number plate that translates to ‘Thief’ & spent over a quarter of a million pounds on his wedding.
He is now subject to a $5 million US State Department reward – the largest ever reward for a cyber criminal. pic.twitter.com/a7s9tKFutt
— National Crime Agency (NCA) (@NCA_UK) December 5, 2019
Members of Evil Corp are living a lavish lifestyle, funded by the life savings of their victims.
If Maksim Yakubets, who used the online identity of ‘Aqua’, ever leaves the safety of Russia he will be arrested and extradited to the US. pic.twitter.com/BdoaxZrFBK
— National Crime Agency (NCA) (@NCA_UK) December 5, 2019