Modeli Urus mund të arrijë shpejtësi të madhe për një periudhë të shkurtër, por ende nuk mund ta zë Model X
Prodhuesi italian Lamborghini, sikur çdo model tjetër ashtu edhe në Urus ka vënë shumë fuqi, në mënyrë që të ketë shpejtësi të lartë, transmeton Telegrafi.
Ky SUV me 641 kuaj fuqi, është thënë se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.6 sekonda.
Por, simulimet e fundit nga terreni tregojnë se të njëjtën periudhë e kalon për 2.9 sekonda. GJë që është e njëjtë me Tesla Model X.
Mirëpo, a ka mundësi ta tejkaloi këtë makinë elektrike me shpejtësi, kjo ende mbetet të shihet zyrtarisht. Në disa simulime jo zyrtare, del se është shumë afër, por nuk mundet ta kalojë.
Pritet që në të ardhmen të ketë një garë zyrtare mes Lamborghini Urus dhe Tesla Model X, për të parë se cili është më i shpejtë. /Telegrafi/