Duke u bazuar në një deklaratë për media mbi atë se si modeli i Revuelto është shitur totalisht për 2 vitet e ardhshme, përbënë lajm për zgjerimin ardhshëm të linjës së Lamborghini-t.
I prezantuar fillimisht në majin e viti 2021, vetura e parë elektrike e prodhuesit me bazë në Sant’Agata Bolognese do të lansohet në vitin 2028. Kjo veturë do të shitet vetëm si një veturë elektrike, dhe do të marrë formën e modeli praktik “grand tourer” 2+2.
Akoma nuk janë zbuluar detaje shtesë nga marka ekzotike italiane, megjithatë, Stephan Winkelman, drejtori ekzekutiv i saj më herët kishte thënë se do të ketë “largësi më të madhe nga toka” në krahasim me veturat e tjera sportive të kompanisë, megjithëse ajo do të jetë më e ulët se SUV-ja Urus, raporton Motor 1, përcjell Telegrafi.
Tutje kreu i kompanisë ndër të tjera shtoi se kjo veturë do të jetë e projektuar për përdorim ditor në krahasim me Huracan dhe Revuelto, por se nuk do të jetë një “crossover”.
Edhe pse është akoma herët për të folur për specifikat teknike, Winkelmann veçse ka lënë të kuptohet se ajo nuk do të kalojë në një platformë tërësisht Lamborghini.
Në vend të përdorimit të kësaj platforme, vetura e re do të përfitojë nga “sinergjitë e Volkswagen Group”, ashtu sikurse Urus i cili është i lidhur mekanikisht me Bentley Bentayga, Porsche Cayenne, Audi Q7/Q8 dhe VW Touareg. /Telegrafi/