Telegrafi

Lamborghini do ta prezantojë gjatë ditës së sotme nëpërmjet “realitetit të zmadhuar” një makinë të re misterioze

Ky prezantim, do të bëhet nëpërmjet “realitetit të zmadhuar”

Ditë më parë, është bërë e ditur se Lamborghini do ta prezantojë një makinë të re misterioze me shtatë maj, ndërsa tani është mësuar se cili është ky model dhe në çfarë forme do të prezantohet, transmeton Telegrafi.

Në ueb-faqen e Lamborghinit, më vonë gjatë ditës së sotme, pritet të prezantohet nëpërmjet “realiteti të zmadhuar”, një Lamborghini Huracan Evo RWD Spyder.

Mirëpo, prezantimi nuk është në dispozicion për të gjithë, sepse mund të shihet vetëm në iPhone ose iPad, nëpërmjet softuerit AR Quick Look.

Kur të jetë prezantuar, shikuesit kanë mundësi ta shohin këtë Lamborghini në lokacione të ndryshme, përfshirë edhe në rrugën apo oborrin e tyre.

Të interesuarit për detaje, mund ta shohin nga të gjitha këndet në shkallën 1:1, përfshirë edhe brendinë, si dhe të bëjnë fotografi.

I prezantuar në muajin janar, Lamborghini Huracan Evo RWD ka motor me 5.1 litra që prodhon 610 kuaj fuqi, ndërsa kapaciteti i njëjtë pritet të jetë edhe në versionin Spyder. /Telegrafi/