Ky Lamborghini ofron fuqi brutale dhe nxitim edhe më të pabesueshëm, ndërkohë që lejohet edhe në rrugët publike.
Si në disa raste deri më tani, është një Lamborghini Huracan, motori V10 i të cilit është akorduar plotësisht.
Ndërjhyrja është bërë nga AMS Performance, e njohur për veturat më brutale të Nissan GT-R.
Në çdo rast, kjo veturë pas një trajtimi të plotë, që përfshin dy turbina, jep mbi 2000 kuaj fuqi dhe 1735 Nm.
Me forcën e tij, pra, ai nuk mbetet pas Rimac Nevera.
Në xhiron e fundit të vrapimit, ai arriti të arrijë kohën më të mirë, 7.33 sekonda, me një shpejtësi dalje prej 313 km / orë, e cila ishte e mjaftueshme për të vendosur një rekord të ri. /Telegrafi/