Site icon Telegrafi

Lamborghini shfaq makinën e re të fokusuar për pista, zhurma që lëshon ngjanë shumë me F1

Nëse nuk shikohet kjo makinë, thurma që lëshon e bën të duket sikur është një F1 në lëvizje

Kohëve të fundit, Lamborghini ka qenë shumë i angazhuar për lansiminit e modelit të ri Urus, ndërsa tani e ka kthyer sërish vëmendjen te hiper-makinat, transmeton Telegrafi.

Tani që SUV është prezantuar, Lamborghini e ka shfaqur makinën e re të fokusuar për pista, Squadra Corsa me motorin V12 që prodhon 830 kuaj fuqi.

I njëjti motor pritet të përdoret në një makinë të re misterioze, që pritet të quhet SVR, që është krijuar për nder të Miura SVR.

Squadra Corsa është hiper-makina e fuqishme, thurma e të cilës ngjanë shumë me F1, ndërsa është krijuar që të jetë në nivel me Ferrari FXX-K dhe McLaren Senna GTR.

Në pamjet e shpërndara, shihet se është një veturë e krijuar për pista, ndërsa nuk do të jetë legale të lëvizë nëpër rrugë.

Shumë pak vërehet se çfarë dukje do të ketë, sepse është shfaqur nga largësia dhe vetëm në dy skena të ndara, megjithëse i shihet nga afër pjesa e pasme.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje shtesë të Lamborghini Squadra Corsa, që pritet të lansohet në njësi shumë të limituara. /Telegrafi/

Exit mobile version