Site icon Telegrafi

Lamborghini Revuelto është parë në rrugë për herë të parë

Lamborghini zbuloi zëvendësimin e shumëpritur të Aventador në fund të muajit të kaluar dhe tani kemi mundësinë e parë për të parë supermakinën e elektrizuar në botën reale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë YouTuber-i Varryx që vendosi “kampin” përpara fabrikës në Sant’Agata Bolognese në një përpjekje për të spiunuar Revuelto.

Lexo po ashtu Lamborghini ka prezantuar një superveturë të re

Dhe nuk kaloi shumë kohë para se një prototip u shfaq para kamerës, i cili mbante ende kamuflazh në pjesën e përparme.

Kështu përbindëshi hibrid plug-in V12 u filmua duke lëvizur “në heshtje të plotë” pasi Revuelto u pa duke u larguar nga fabrika. /Telegrafi/

Exit mobile version