Lamborghini Revuelto konsiderohet pasardhës i denjë i Aventador që zëvendëson.
Shumë kishin frikë se prodhuesi i automjeteve do të largonte motorin V12 nga modeli, por Lamborghini e mbajti të gjallë për modelin e ri, në vend të kësaj duke e shtuar motorin me tre motorë të tjerë elektrik.
Madje, përmirësimi dyfishon kuaj fuqinë, me një objektiv prej 2,000 kuaj fuqi, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Lamborghini Revuelto mund të arrijë 96 km/h në 2.5 sekonda.
Nëse postimi i kompanisë është i saktë, ky mund të jetë Revuelto i parë në botë me dy turbo.
Megjithatë, nuk presim që të jetë i vetmi për një kohë të gjatë. /Telegrafi/