Kur prezantohet një Lamborghini i ri nuk ka dyshim se është diçka emocionale, veçanërisht kur “zbut” frikën e njerëzve që i duan motorët V12. Dhe Lamborghini Revuelto nuk zhgënjeu me debutimin e saj në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood.
Duke përdorur motorin e saj V-12 6.5 litërsh dhe tre motorë të tjerë elektrik që në kombinim sjellin 1,001 kuaj fuqi, pasardhësi i Aventador u ngjit në kodër njëjtë sikurse demi spanjoll nga ku e mori emrin.
I ngjyrosur me ngjyrën Arancio Dac Lucido, Lamborghini Revuelto manovronte aq lehtë mbi asfaltin e lagësht sa herë që shtonte shpejtësinë. Pavarësisht se ka dy motorë elektrikë që fuqizojnë rrotat e përparme, ky “dem” ka një anim ndaj lëvizjes së rrotave të pasme, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, edhe me kushtet e lagështa, ai arriti të marrë fuqinë e mjaftueshme që spektatorët të dëgjonin zërin e “mrekullueshëm” të V12-shit.
Vetëm pak motor mund të tingëllojnë sa butë po qa edhe egër sikurse V12-shi i Lamborghunit, dhe kjo ka pak fare nevojë për prezantim. Prodhuesi italian i veturave beson se karburantet sintetike janë një alternativë e denjë për të qenë plotësisht elektrike, dhe tutje marka është e angazhuar për të mbajtur “gjallë” motorët me djegie të brendshme për aq kohë sa të jetë e mundur.
Në fakt Lamborghini ka sjellë disa vetura të reja në Goodwood këtë vit. Përveç Revuelto-s, gjiganti italian ka prezantuar edhe SC63 LMDh-in, veturë e cila është planifikuar që vitin e ardhshëm të garojë në 24 Hours of Le Mans, 12 Hours of Sebring dhe 24 Hours of Daytona.
Ata gjithashtu kanë sjellë edhe Huracan Sterrato, Hurracan Tecninca, Huracan ST0 dhe SUV-në Urus Performante. /Telegrafi/