Site icon Telegrafi

Lamborghini prezantoi Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration

Më të fund, filloi organizimi në Pebbles Beach

Ashtu si ishte bërë e ditur më herët, Lamborghini është shfaqur në Pebbles Beach, ku i ka prezantuar dy modele shumë të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Krahas Aventador SVJ 63, është edhe Huracan Evo GT Celebration, duke bërë që kjo të jetë një ditë shumë e mirë e dashamirësit e këtyre makinave. Si nderim për vitin 1963, kur është themeluar kompania Lamborghini, në modelin Aventador SVJ është vënë edhe numri 63.

Makina me motorin V12, vjen me tetë mundësi të ngjyrave në pjesën e jashtme, si dhe disa mundësi të kombinimeve në brendi. Janë prodhuar vetëm 63 njësi të këtij modeli me 759 kuaj fuqi, ndërsa të gjitha janë shitur.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Aventador SVJ 63 mund ta arrijë për 2.9 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 350 kilometra në orë.

Në këtë aktivitet, është prezantuar edhe Huracan Evo GT Celebration, që është krijuar për nderë të Huracan GT3 Evo, që kishte fituar në 24 Hours of Daytona dhe 12 Hours of Sebring.

Specifikat për këtë model nuk janë bërë të ditura, ndërsa vërehet se ka shumë përfundime më ndryshe se sa modeli bazë. Ditëve në vijim, pritet që Lamborghini të tregojë edhe sa kushtojnë këto modele, që janë shumë të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version