Në Çikago të Shteteve të Bashkuara, është filmuar momenti kritik kur shoferin po e largonin nga vetura tij që ishte ndarë përgjysmë.
Drejtuesi i paemëruar, e ka humbur kontrollin mbi Lamborghini Huracan dhe është përplasur për shtyllat metalike në skaj të rrugës, transmeton Telegrafi.
Por, derisa atë po e bartnin kalimtarët e rastit, makina me ngjyrë të zezë ka eksploduar dhe është përfshirë nga flakët.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet çasti dramatik kur kjo veturë që kushton shumë shtrenjtë shpërthen duke i frikësuar të gjithë.
Mësohet se shoferi ka shpëtuar pa lëndime të mëdha fizike, shkaku i sigurisë së lartë që ofron Huracan. /Telegrafi/
https://youtu.be/bp42cu43mI0