Site icon Telegrafi

Lamborghini me një motor dizel

Gallardo i vitit 2004 është i pajisur me një motor dizel me gjashtë cilindra – dy turbo Cummins.

Deri më tani, ne kemi qenë dëshmitarë të modifikimeve të ndryshme të pakuptimta në botën e veturave, si për shembull, Tesla me motor nafte, por të gjithë do të bien dakord që ky modifikim është i padenjë për një legjendë super sportive.

Është një Lamborghini Gallardo, e cila mori një motor nafte Cummins në vend të një motori me benzinë V10.

Modifikimi është kryer nën drejtimin e “1 Way Diesel Performance”. Lambo i vitit 2004 është i pajisur me një motor nafte me gjashtë cilindra me dy turbo Cummins.

Duhet të thuhet se ata nuk bënë një ndryshim të plotë dhe nuk e kanë ndërruar motorin ekzistues V10 me një dizel, por kanë blerë një Lamborghini të braktisur që nuk kishte motor, sistemin e rregullimit të rrotullimit, madje edhe ulëse e pajisje të tjera.

Ripërpunimi ishte shumë i gjerë dhe zgjati tre muaj të plotë, dhe epilogu është një bishë me naftë me më shumë se 1000 kuaj/fuqi e kombinuar me një transmision manual me 6 shpejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version