Përjetimi i peizazheve përrallore të Norvegjisë, prej rehatisë së Lamborghinit luksoz
Pasi që e ka eksploruar Andaluzinë dhe Transilvaninë gjatë viteve të kaluara, Lamborghini ka zgjedhur që ekskursionin e përvitshëm këtë vit ta bëjë në Norvegji, transmeton Telegrafi.
Udhëtimi prej 500 kilometrave ka nisur në Alesund, një qytet i bukur që i lidhë disa ishuj mes fjordeve.
Reshti prej gjashtë makinave italiane, nga Huracan deri te Aventador, është nisur për në Trollstigem, që përfshinë një udhëtim me 11 rrugë zigzage, përfshirë edhe një pjesë gati vertikale.
Videoja e postuar më poshtë, shfaqë Lamborghinit e fuqishëm që kalojnë me lehtësi nëpër të gjitha terrenet, ndërsa në sfond shihen pamjet e mahnitshme të këtij shteti skandinav. /Telegrafi/