Nëse mendonit se makinat e Lamborghini ishin të kushtueshme, prisni derisa të shihni modelin e saj të fundit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një superjaht, i cili do të vihet në lëvizje nga një motor V12 i cili mund të prodhojë deri në 4000 kuaj fuqi.
Shpejtësia më e lartë pretendohet të jetë në rreth 70mph, dhe i pari nga vetëm 63 shembuj të ndërtuar do të dorëzohet vitin e ardhshëm – megjithëse asnjë çmim nuk është zbuluar.
Duke u quajtur si një ‘Lamborghini mbi ujë’, jahti do të ketë një gjatësi prej rreth 20 metrash.
Por, pavarësisht nga pjesa e madhe e motorëve dhe dimensioneve masive, ndërtimi i saj me fibër karboni do të thotë se ai disi bie në klasifikimin e anijeve me peshë ultra të lehta.
I aftë të “shpërthejë”, ajo do të jetë anija më e shpejtë e Tecnomar në flotën e saj kur të mbërrijë. /Telegrafi/