Site icon Telegrafi

Lamborghini konfirmon se do të vijë modeli Urus plotësisht elektrik, pritet të dalë në vitin 2029

Në muajin janar, Lamborghini tha se modeli Urus nuk do të ishte i disponueshëm si një model tërësisht elektrik.

Disa javë më vonë, kompania tani po e konfirmon zyrtarisht se do të prodhojë një Urus tërësisht elektrik, që pritet të dalë në vitin 2029, transmeton Telegrafi.

Lajm vjen direkt nga lart, nga shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann.

Gjenerata e ardhshme e Urus, që do të zëvendësojë gjeneratën aktuale, do të jetë tërësisht elektrike.

Ky model do të arrijë në vitin 2029, një vit pasi marka do të nxjerrë në treg automjetin e saj të parë tërësisht elektrik. Modeli që do të dalë në vitin 2028 do të jetë krejtësisht i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version