John Bishon që është pronar i një shërbimi taksie në Lincoln të Anglisë, ka regjistruar edhe një Huracan si pjesë e makinave që punojnë si taksi.
Fillimisht është menduar që Lamborghini i cili kushton 200 mijë euro të shfrytëzohet për organizime të ndryshme, si ceremoni martesore, ditëlindje apo mbrëmje të maturës, pro tash janë ndryshuar planet, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë kanë mundësi të udhëtojnë me këtë veturë, askujt nuk mund t’ia ndalojmë. Qoftë edhe për një xhiro”, ka thënë Bishon lidhur me rastin.
Megjithatë, ende nuk është vënë në funksion modeli që arrin deri 320 kilometra në orë, pasi nuk po mund të caktohet se sa obligohet klienti për pagesë. /Telegrafi/