Modifikimi që i është bërë makinës italiane, ka arritur të kalojë një katërtën e miljes për tetë sekonda
Gjatë një gare që është zhvilluar në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ka marrë pjesë edhe një Lamborghini Huracan i modifikuar, që prodhon 2,000 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Me ndihmën e pilotit profesionist, kjo makinë arriti shpejtësinë marramendëse prej 335 kilometra në orë, për një kohë shumë të shkurtër.
Këtë rekord, Nissan GT-R e ka mbajtur këtë rekord, për një kohë mjaft të gjatë, duke qenë i pamposhtur në këto gara. /Telegrafi/