Super-makina e kamufluar është kapur duke lëvizur nëpër një autostradë të Shteteve të Bashkuara
Javë më parë, Lamborghini e shpalosi Huracan Evo, ndërsa pa kaluar shumë kohë, prodhuesi italian e ka vënë në testim edhe Huracn Spider, transmeton Telegrafi.
Pamjet e siguruara prej spiunëve, e tregojnë këtë Lamborghini deksa lëvizte qetë nëpër një autostradë të Shteteve të Bashkuara.
Shtresa e rëndë e kamuflazhit, nuk ia ka fshehur hapjet enorme për nxjerrjen e gazrave, që besohet se janë krijuar që të mbështesin motorin gjigant nën kapak.
Eksterieri në përgjithësi është i ngjashëm me gjeneratën e kaluar të Spyder, vetëm se i riu duket që ka më shumë hapje për rritje e aerodinamikës. /Telegrafi/