Telegrafi

Lamborghini Huracan EVO, dhurata 200 mijë euroshe e gruas për Insignen

Genoveffa ‘Jenny’ Darone dhe Lorenzo Insigne (Foto: Instagram/jenny_darone)

Futbollisti italian, Lorenzo Insigne, ka marrë një superdhuratë për ditëlindje nga bashkëshortja e tij, Genoveffa ‘Jenny’ Darone.

Lojtari i Napolit të enjten (4 qershor) ka mbushur 29 vjet, ndërsa gruaja e tij është kujdesur për ta befasuar.

Lamborghini në vlerë prej 200.000 eurosh i kishte arritur në shtëpinë e tij në Posillipo, ndërsa një fotografi të veturës e ka publikuar NapoliMagazine.com.

(Foto: NapoliMagazine.com)

Modeli Huracan EVO zhvillon 600 KF dhe arrin shpejtësi maksimale prej 325 km/h, ndërsa shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për 2.9 sekonda.

Insigne dhe Jenny janë martuar në vitin 2012 dhe janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/