Telegrafi

Lamborghini Gallardo Superleggera është në pritje të një pronari të ri

Lamborghini ofroi një sërë versionesh të ndryshme gjatë prodhimit të modelit Gallardo, një nga më të famshmet është Superleggera. Aktualisht është në ankand një kopje e destinuar për tregun amerikan.

Superleggera është i pari nga versionet më të lehta të Gallardo që doli në treg dhe shembulli është një nga vetëm 172 që u ndërtuan për tregun amerikan gjatë një prodhimi njëvjeçar. Vetura është e lyer ne ngjyre Giallo Midas Yellow, shitet ne Nevada dhe vjen me dokumentacion dhe pajisje te plota.

Ndërsa orët e fundit të ankandit kalojnë, oferta më e lartë në kohën e shkrimit ishte 92 mijë dollarë.

Vetura është regjistruar fillimisht në Florida, ka një spoiler opsional të pasmë me karbon dhe është në gjendje mjaft të mirë me vetëm disa “vraga” në formën e gërvishtjeve dhe dëmtimit të bojës.

Gallardo përmban rrota origjinale 19 inç Scorpius me goma Michelin Pilot Sport 4S me përmasa 235/35 në pjesën e përparme dhe 295/30 në pjesën e pasme.

Në pjesën e brendshme, ulëset janë të veshura me Alcantara të zezë me detaje të verdha dhe fije kontrast. Ka edhe detaje të karbonit, dhe makina ka kontroll klimatik me dy zona, xhama elektrike, një sistem info-argëtimi, një kamerë mbrapa dhe navigacion.

Gallardo fuqizohet nga një motor V10 me aspirim natyral 5.0 litërsh që zhvillon 523 kuaj/fuqi dhe 510 Nm çift rrotullues dhe është i lidhur me një transmision me 6 shpejtësi E-gear që dërgon fuqinë në të katër rrotat.

Ndryshe, vetura ka përshkuar deri më tani vetëm 35,400 kilometra. /Telegrafi/