Site icon Telegrafi

Lamborghini bëhet me motor kompakt nga Honda, njihuni me Hondaghini

Ndonëse Honda prodhon motorë fantastikë, ky lloj zëvendësimi është i vështirë të justifikohet.

Huracan është në pension, dhe bashkë me të perlë atmosferike V10 që shënoi vitet e fundit në botën e veturave super sportive, duke fuqizuar, ndër të tjera, Lamborghini-n e lartpërmendur, si dhe vëllain e tij gjerman, Audi R8.

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet, një ekip erdhi me idenë e pabesueshme për të ndryshuar të gjithë sistemin e lëvizjes së Huracan, transmeton Telegrafi.

Këtu nuk nënkuptojmë instalimin e turbinave, që është pothuajse një modifikim i zakonshëm për garat e përshpejtimit. Gjegjësisht, këtu u hoq i gjithë motori dhe u zëvendësua me një Honda.

Dhuruesi është Civic Type-R, që përkthehet në një motor shumë më modest. Motori me dy litra benzinë ​​(K20C) prodhon 350 kuaj fuqi, dhe ka për detyrë të sigurojë konkurrencën e Lamborghini në garën e ardhshme.

Një Lamborghini me motor Honda do të marrë pjesë në garë. Skuadra tajlandeze e bëri këtë modifikim sepse dëshiron të konkurrojë me Lamborghini në një garë qëndrueshmërie 24 orëshe.

Ata padyshim mendojnë se motori Honda ka një shans më të mirë për të përballuar orë të tëra torturash duke e çuar Lamborghini Super Trofeo Evo, në rezultatin më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version