Lamborghini Aventador është pesë vjet i vjetër, mirëpo vazhdon të jetë veturë tejet moderne.
Ndoshta, Murcielago SV që është paraardhës i Aventadorit, ishte një model më i veçantë, porse mprehtësia, linjat dhe aerodinamika e Aventadorit janë shumë më të përparuara.
Sidoqoftë, në këtë artikull do të vëmë në pah rrotat e dy Aventadorëve që e bëjnë këtë veturë tejet të bukur, të fuqishme dhe mbresëlënëse.
Theksojmë se Lamborghini Aventador është veturë sportive e prodhuar nga prodhuesi italian, Lamborghini, njofton Telegrafi. Për herë të parë u ekspozua në Sant’Agata Bolognese, ndërsa pesë muaj më pas (më 28 shkurt 2011) u promovua në Panairin e Gjenevës, kurse shitja filloi në pjesën e dytë të atij viti.
Deri në mars të vitit 2016, Lamborghini ka prodhuar 5.000 Aventadorë. Motori është V12, 6.5 L, kurse shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 2.9 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 370 km/h. /Telegrafi/