Pamjet e shfaqura nga pista, tregojnë se diçka e re dhe e fuqishme po vjen
Tashmë dihet që Lamboghini është duke punuar në atë, që mund të jetë Aventadori i fundit, i njohur si SVJ, transmeton Telegrafi.
Bazuar në disa imazhe të spiunëve dhe burime të afërta, besohet se ky model do të jetë më i shpejti i lejuar për rrugë, që Lamborghini e ka krijuar ndonjëherë.
Nuk dihet se për çfarë shpejtësie bëhet fjalë, por thuhet se e ka thyer rekordin e Nurburgringut të Gjermanisë.
Nëse e ka kaluar rekordin që e mbanë Porsche 911 GT2 RS, atëherë kemi të bëjmë me kalimin e shtegut për 6:47.25.
Ironikisht, të dyja brendet si Lamborghini ashtu edhe Porsche, janë pjesë të mbretërisë Volkswagen Group.
Andaj, nuk ka më mirë se sa një garë miqësore. Më poshtë mund të shihni këtë Aventador me shtresën për kamuflazh, që kalon me shpejtësi nëpër pistë. /Telegrafi/