Site icon Telegrafi

Lamborghini Aventador SV me ngjyrë vjollcë në nderim të modelit legjendar Diablo

Lamborghini Aventador zyrtarisht është pensionuar dhe tani pritet të shfaqet pasardhësi, e një njësi e përkryer është akoma e qasshme në treg.

Fjala është për modelin LP750-4 SV që ka vetëm 127 kilometra të kaluara, dhe e dekoron ngjyra vjollcë që nderon paraardhësin e tij – modelin legjendar Diablo, transmeton Telegrafi.

Është SE30 Viola që jo vetëm që duket bukur, por në mënyrë direkte është e lidhur me Lamborghini Diablo SE30 nga viti 1994.

Ngjyra ka zbukuruar edicionin special Diablo që shënoi 30 vjetorin e këtij brendi. Vetëm 150 njësi të Diablo janë lyer me ngjyrën SE40 Viola, e 15 prej tyre kanë 595 kuaj-fuqi.

Aventadori që ishte nxjerrë në shitje, bartë akoma edhe një logo identifikuar – e kjo është SV apo Super Veloce. Kjo nomenklaturë është rezervuar për versionin më të mirë që posedon materiale më të lehta por që ka më shumë kuaj-fuqi.

E njëjta vlen edhe në këtë rast, pasi që Aventadori standard nga viti 2017 prodhon 691 kuaj-fuqi, derisa SV i ka 740. Vetura është në pronësi të distributorit të dikurshëm të Lamborghini në Kanada, e duket se është kujdesur mirë për këtë veturë që shumë rrallë dhe shkurt është vozitur.

Ankandi pritet së shpejti të përfundojë, e oferta më e mirë që deri më tani është dhënë është 500.000 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version