Lamborghini në auto-sallonin në Frankfurt ka prezantuar versionin e ristilizuar të Aventador me tavan të hapur.
Vitin e kaluar Aventador Coupe ka marrë shenjën “S”, ndërkohë që ka arritur edhe Roadster i freskuar për 2018 me të njëjtën shtesë në emërtim.
Aventador S Roadster për 2018 është më i rëndë për 50 kg për dallim nga modeli S Coupe, për shkak të shtesave në karroceri dhe masa e përgjithshme e automjetit është 1.625 kg.
Vetura ka motor 6.5 V12, i cili prodhon 740 kuaj fuqi, ndërsa nga 0 deri 100 km/h arrin për tre sekonda. Shpejtësia maksimale është 350 km/h.
Çmimi fillestar i automobilit në Evropë është 313.666 euro, ndërsa dërgesat e para priten në shkurt të vitit 2018.