Në një rrugë të Polonisë, gjatë orëve të vona të natës, shoferi që po voziste një Aventador ngjyrë ari, është përplasur me veturën që vinte nga drejtimi tjetër.
Nuk bëhet e ditur se i kujt është faji, por dihet se Lamborghini ka marrë disa dëmtime, megjithëse askush nuk është lënduar, transmeton Telegrafi.
Pjesa e djathtë është dëmtuar rëndë dhe duhet një renovim i tërësishëm, përshirë edhe ndryshimin e dritës. Pos kësaj, nevojitet edhe rregullimi i kapakut dhe grillit.
Ndryshe, kohëve të fundit kemi parë disa përplasje me makinat Lamborghini, meqë shoferët nuk po kanë eksperiencë të vozisin makina sportive dhe të shpejta. /Telegrafi/